Gerard Pique është bërë çështje për Barcelonën, që është e pasigurt se si ta menaxhojë të ardhmen e tij. Përveç problemeve të përsëritura fizike të sezonit të kaluar, Pique po i krijon disa probleme Barcelonës me skandalet e tij jashtë fushës, siç është ndarja e fundit nga Shakira për shkak të një tradhtie të futbollistit spanjoll.

Jo vetëm kaq, Pique aktualisht merr një pagë prej 19 milionë euro neto në sezon, në moshën 35-vjeçare, me ende dy vite të mbetura nga kontrata e tij. Largimi i tij do t’i jepte Barcelonës hapësirë për të nënshkruar me lojtarë të tjerë.

Sipas “AS”, Barcelona nuk është e sigurt se si të përballet me situatën, pasi pavarësisht problemeve, Pique mbetet një nga legjendat e klubit dhe një pikë referimi për tifozët. Prandaj, zgjedhja është që t’ia lënë në dorë mbrojtësit vendimin se kur dhe si do të largohet nga klubi, me Blaugrana-t padyshim që janë në favor të largimit të tij.

Shakira dhe Pique duhet të ndajnë gjithashtu pasurinë e tyre mbresëlënëse, e cila përfshin pronat në Barcelonë, Barranquilla, Republikën Domenikane, Miami, Capri, Nju Jork, Punta del Este dhe Bahamas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb