TIRANË-Ndërsa një ditë më parë një gruaje iu sekuestrua makineria me kokoshka në trotuar, Policia Bashkiake sot ka vijuar aksionin ndaj shitësve ambulantë. Radhën e kanë pasur preshi, sallata jeshile dhe qepët që po tregtonte një tregtar.
Aksioni për të mos lejuar shitjen buzë rruge ka nisur prej ditësh nga policia bashkiake e kryeqytetit, por ndërsa tregtarët dëbohen nga rruga, nuk u ofrohet një treg alternativ ku të mund të shesin.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: