TIRANE

Babai i Lady Gaga-s, Joe Germanotta mbështet Donald Trump-in në këto zgjedhje. Vetëm një ditë pasi presidenti bëri disa komente negative kundrejt vajzës tij, Germanotta bëri një postin në Twitter ku shkroi:

“Bindjet shpirtërore dhe politike janë të ndryshme nga njëra-tjetra.” Të hënën Trump, foli rreth fushatës që Lady Gaga bëri për kundërshtarin e tij, Joe Biden.

“Tani ai ka marrë Lady Gaga-n, por ajo nuk është e mirë. Unë mund t’ju them shumë histori për Lady Gaga-n. Unë di shumë për të.” Gaga u bashkua me Biden në Pittsburgh, të njëjtën ditë për të përshëndetur studentët e kolegjit dhe për të kënduar gjatë fushatës.

“Për të gjitha gratë dhe për të gjithë burrat me vajza dhe motra dhe nëna – të gjithë, pavarësisht se si identifikoheni, tani është shansi juaj të votoni kundër Donald Trump, një burrë që beson se fama e tij i jep të drejtën të kapë një nga vajzat, motrat, nënat ose bashkëshortet tuaja nga ndonjë pjesë e trupit të tyre,” -tha Gaga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: