Pas zhurmës së madhe të krijuar në rrjet për shkak të raportit të nisur mes Donaldit dhe Beatrix, familjarë e të afërm të dyshes kanë zgjedhur të mos reagojnë.

Një reagim tërthorazi ka ardhur nga nëna e Beatrix, Antigona, teksa drama po vazhdon brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother”,

Ajo ka shpërndarë një reagim në Instagramin e saj në të cilin mes tjerash thuhet se “mjaft gjykuam sepse kështu nuk do të mbërrijmë askund”.

Publiku është i ndarë pas romancës së Beatrix me Donaldin.

Një pjesë e madhe po i kritikojnë të dy për shkak të asaj që po konsiderohet “tradhti” ndaj prezantueses Bora Zemani, që pati një raport pezull me aktorin e humorit që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” që nga fillimi i aventurës me datë 6 tetor.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dje Beatrix dhe Donald shkëmbyen puthje mjaft pasionante duke shenjuar lidhjen e tyre, moment pas të cilit nisën dhe një sërë reagimesh nga ndjekësit besnikë të historisë ‘Bora- Donald’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: