Presidenti i vendit Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se është i lumtur që u kthye në parlament pas një periudhë thuajse 2 vjeçare.

Meta thekson se do të jetë në presidencë deri më datë 24 korrik 2022, kur mbaron edhe mandati i tij si president.

Postimi i Ilir Metës:

Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: