Milan dhe Inter kanë ndezur shkëndijat e  në një derbi të nxehtë merkatoje dhe bëhet fjalë për Vincent Koziello, lojtar francez i datëlindjes 1995, në pronësi të Nice Sipas mediave franceze më saktësisht nga “France Football”, sipas së cilës dy klubet milaneze kanë përfshirë emrin e mesfushorit francez në listat e tyre të merkatos. Në të vërtetë, nuk është hera e parë që emri i Koziello, një mesfushor i gjithanshëm, përmendet nga shtypi francez për një transferim te Milan dhe Inter, por këto zëra janë shtuar shumë kohët e fundit. Nice kërkon rreth 30 milionë euro. 21 vjeçari, Koziello është i njohur edhe për pamjen e tij prej adoleshenti madje edhe me një diplomë shkencore të marrë me vlerësimet më të larta, dhe për studimet e gjuhës angleze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: