KOSOVA

Mediat kosovare raportojnë se brenda disa orësh pritet të votohet qeveria Kurti ll.
Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, pritet që të mblidhet Kryesia e Re dhe më pas të votohet qeveria.

Kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca ka bërë me dije se kohë marrin vetëm procedurat teknike tashmë, por nuk e përjashton që qeveria e re të votohet pas disa orësh.

Mediat kanë njoftuar se Kuvendi pritet të mblidhet sërish në orën 16:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb