Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se pas “konsultimeve precize” me ekipin e tij të sigurisë dhe me agjencitë e tjera, ai do ta lejojë publikimin e pothuajse të gjitha dosjeve të ndërlidhura me vrasjen e presidentit, John F. Kennedy, në vitin 1963.

Në një varg të postimeve në rrjetin Twitter gjatë ditës së djeshme, Trump ka shkruar se synon “t’i ndalë çfarëdo dhe të gjitha teoritë e konspiracionit”.

“Do t’i lirojë të gjitha dosjet JFK, përveç emrave dhe adresave të çfarëdo personi që mund të përmendet, e i cili është ende gjallë”, ka shkruar Trump, raporton rel.

Para tri ditësh, zoti Trump i ka liruar afro 3 mijë dokumente për këtë vrasje, që deri tash mbaheshin sekrete. Në këtë mënyrë ai e respektoi afatin, i cili ishte caktuar para 25 viteve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: