TIRANE- Spektakli i humorit ‘Portokalli’ nuk ka nisur ende sezonin e ri, ndërsa u vu në qendër të vëmendjes pas ikjes së disa prej aktorëve.

Deklaratat e disa prej të ikurve dhe kritikat për regjisorin Altin Basha kanë krijuar mjaft zhurmë në media. Pas replikës me Julian Dedën, një tjetër aktor përfshihet në debat, por merr në mbrojtje, regjisorin Basha.

Rezart Veleshnja, i njohur për rolin e tij si “Betim Spërdhima”, ka bërë një status publik në Facebook ku përmend edhe regjizorin Basha, të cilit i dedikon famën që ka deri tani.
41473-640-0-59caaf582d1e6
“Sot mbush 10 vjeç në tv nr 1 në Shqipëri Top Channel! U rrita artistikisht në këtë shpi me prindër të mirë edhe të mençur! Një falenderim shkon për Altin (Bishën) që më bëri ky që jam! Ai që nuk harrohet është Ledjo Lako që ishte i pari që më shoqëroi në këtë skenë edhe më mësoi hapat e para! Flm të gjithëve që më mbështetët! Por mos harroni këtë javë në tv tuaj vjen ‘Portokalli’ më lart se kurrë më parë një super skenografi edhe numra surprizë pafund nga Flor Binaj, Ledjo Lako, Gazmend Paja, Marin Orhanasi etj, etj”, shkruan aktori.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb