SHKODER- Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama për gjendjen në të cilën ndodhej Ura e Bunës, Ministria e Mbrojtjes ka nisur punimet për rikonstruksionin e saj. Për të inspektuar nga afër situatën ka qenë ministrja Mimi Kodheli dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Kodheli tha se ura nuk është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes siç pretendon kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Ndërkohë, Bushati e vlerësoi urën edhe për vlerat historike që ka.
mimi-kodheli
Pak kohë më parë Ura e Bunës u bë ‘mollë sherri’ mes Ramës dhe Voltana Ademi, ku kryeministri akuzoi kryebashkiaken se nuk ka bërë asnjë punë për qytetin dhe se fle gjumë. Fill pas kësaj deklarate, reagoi dhe Ademi, e cila pohoi se Ura e Bunës ishte në varësi të Kodhelit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb