KAVAJË

Pas thirrjes publike në rrjetet sociale nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja për të mos lejuar shkrirjen e Gjykatës të Rrethit Gjyqësor, edhe qytetarët kanë reaguar kundër këtij projekti. Të shumtë në numër qytetarët kanë firmosur një peticion kundër transferimit të gjykatës në Durrës.

Për qytetarët shkrirja e gjykatës është ndëshkim pasi iu largojnë shërbimet më bazike.

Sipas përfaqesuesit të Bashkisë projekti është hartuar pa asnjë studim për Kavajën në gjykatën e së cilës shqyrtohen mbi 2600 çështje gjyqësore në vit.

Transferimi i gjykatës së Kavajës është në kuadër të një projekti të parashikuar për mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor, megjithatë ende nuk ka një vendim zyrtar për këtë cështje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb