TIRANE

Një takim në presidencë, është ndalesa e parë që kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar menjëherë pas kthimit nga Brukseli, ku mori pjesë në nga punimet e Asamblesë së PPE.

Burime për “BalkanWeb” thanë se Kreu i Shtetit, Ilir Meta priti sot në zyrën e tij në Presidencë, kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takimi ka zgjatur për rreth një orë, ndërsa nuk ka shumë detaje rreth bisedës së zhvilluar mes tyre.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Presidenti Ilir Meta dëshmoi në komisionin Hetimor Parlamentar, ngritur me kërkesë të maxhorancës për shkarkimin e tij, ku mbajti qëndrim kritik si ndaj pozitës ashtu edhe ndaj opoziës jashtë parlamentare, ndërsa tha se të dyja palët kishin dhënë shembuj të ‘shkëlqyer’ për të ecur drejt konfrontimit dhe kishin dhënë fakte për këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb