Bora dhe Beatrix morën të gjithë vëmendjen orët e fundit pasi të dyja njoftuan se do të publikonin këngë.

Fillimisht ishte Bora ajo e cila njoftoi se në orën 20:00 do të publikonte këngë me titull “Nuk jam si ti” e më pas edhe Beatrix njoftoi se kishte gati këngën “As unë si ti”.

Me të arritur ora, Bora publikoi disa video ku tregoi se kjo ishte një shaka për 1 Prillin, gjë që pritej.

Por edhe Beatrix duket se ka bërë të njëjtën gjë duke publikuar një pjesë nga kënga e re, që nuk ka lidhje me titullin “As unë si ti”, por përkundrazi quhet “Më ndikon”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Donaldi së fundmi ka bërë një lajmërim se nuk do të ndodhet në Zvicër për koncert, për arsye të mosdakortësisë mes dy palëve, por fansat nga atje nuk e besojnë.

Edhe ai ka reaguar se nuk po i gënjen dhe se u lodh nga 1 Prilli, dita e gënjeshtrave.

”Se na ka gjetur belaja me 1 Prillin, kjo nuk është shaka” thotë Donaldi në video në story.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: