Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot dhe ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës Vjosa Osmani pas takimit me kreun e VV Albin Kurti. Kosnett ka shkruar se ka uruar Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve dhe ka shprehur interesimin për të punuar me qeverinë e re kur të formohet.

“U takova me u.d së presidentit Vjosa Osmani për të uruar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatin e zgjedhjeve dhe diskutuam hapat e radhës për formimin e qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me të dhe me qeverinë e re, sapo të formohet, për të adresuar sfidat kritike dhe synimet e përbashkëta”, ka shkruar ai.

Kosnett Osmani 1
Kosnett Osmani 1

Kujtojmë se Osmani dhe Kurti janë në aleancë dhe kreu i VV e ka prezantuar kryetaren e parlamentit si presidentja e ardhshme e Kosovës. Osmani me disa pasues kanë qenë në listat e VV për zgjedhjet parlamentare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb