PRISHTINE- Pas arrestimit të deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, janë prangosur edhe dy kolegët e tij, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albuelna Haxhiun. Ndonëse deputetët e VV-së tentuan t’i bënin rezistencë policisë, pasi ishin mbledhur prej mëngjesit para Kuvendit të Kosovës, dy 3 ligjvënësit janë shoqëruar në komisariat. Ndërkohë, mediat kosovare raportojnë se policia ka hedhur spraj në drejtim të deputetëve. Po ashtu, nuk kanë munguar as konfrontimet fizike mes policisë dhe sipmatizantëve të VV-së.

Një ditë më parë, gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu, ndërkohë që u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mosparaqitjes së tyre në seancën gjyqësore ndaj hedhjes së gazit lotsjellës.

Kurti, Haxhiu, e Kadaj, akuzohen për hedhjen e sprajit dhe gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë seancave të vitit të kaluar, kur tentohej të bllokohej ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe ngritja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së dalë nga dialogu me Beogradin.
albin kurti arestohet 3

ALBIN KLURTI ARRESTOHET

ALBIN KURTI
5-87-780x439

23960890_10214249706892569_626933345_o-780x439

24020038_10214249726413057_1847834656_n

donika-1

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb