Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një linjë me Kurtin i ka kërkuar ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias njohjen e pavarësisë.

Osmani thotë se njohja e Kosovës nga Greqia do i thellonte marrëdhëniet bilaterale mes vendeve.

Ajo ka shtuar se është e rëndësishme që Kosova të përfshihet në mekanizmat euro-atlantikë të siguris si dhe rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik.

Dendias nga ana tjetër e siguroi Osmanin që Greqia do e mbështesë Kosovën për rrugën evropiane dhe liberalizimin e vizave.

 

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA E KOSOVËS

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias,  i cili e ka uruar për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në mandatin e saj.

Presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira dhe ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t`i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy vendeve.

Në këtë kontekst, zonja Osmani, gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat euro-atlantik të sigurisë.

Presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës.

Ndërkaq ministri Dendias i ka dhënë mbështetje Kosovës në rrugën evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb