Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministri Rama, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri, nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihet teksa takohet me kryetarin e opozitës. Më pas, ata drejtohen drejt selisë blu në Prishtinë, për të vijuar aty diskutimet.

Kujtojmë që gjatë konferencës së përbashkët që pati me kryeministrin Albin Kurti, Rama, u ndal në disa çështje të rëndësishme.

Në fokus ishte vendosja e reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe udha e përbashkët që dy vendet kanë me Evropën. Shqipëria në anëtarësimin në BE dhe Kosova, në përpjekje për të siguruar liberalizimin e vizave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: