TIRANE

Pas lajmeve se është ndarë, Tuna Sejdi ka preferuar që të mos jetë aktive gjatë këtyre muajve në rrjete sociale, pasi hera e fundit që kishte postuar ishte në nëntor të vitit 2020.

Mirëpo, dje këngëtarja u rikthye në Instagram, ku me anë të fotove e videove që publikoi tregoi se është në Mavrov, ku po shijon pushimet dhe borën. Sejdi nuk e tregoi se kush po e shoqëron gjatë këtyre ditëve përveç djalit të saj dhe duket se ka vendosur të mos reagojë për lajmet e ndarjes.

Vitin e kaluar ajo i ndryshoi mbiemrin djalit të saj Tianit në rrjetet sociale, duke i hequr atë të bashkëshortit dhe vendosur të vetin, si dhe hoqi nga lista e personave që ai ndjek, Patris Berishën.

Gjithashtu, gjatë një interviste pak kohë më parë, Patrisi u shpreh se marrëdhënia e tyre është e komplikuar, duke shtuar se nuk janë as bashkë e as të ndarë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: