BRITANI E MADHE

Rita Ora po vazhdon të shoqërohet me regjisorin Taika Waititi mes thashethemeve për një lidhje të mundshme dashurie.

Ylli i muzikës pop, 30 vjeçare dhe regjisori i “Thor”, i lindur në Zelandën e Re, 45 vjeç, u panë të premten në mbrëmje teksa ndoqën premierën e RuPaul’s Drag Race Down Under në Shtëpinë e Operës të Sidneit.

Dyshja u shfaqën shumë të qeshur, ndërkohë që Daily Mail Australia zbulon se çifti shmangi tapetin e kuq në një përpjekje për të ndaluar fotografimin së bashku.

Ndërsa prisnin fillimin e ngjarjes, Rita dhe Taika biseduan nga afër duke pëshpëritur në veshët e njëri-tjetrit, derisa këngëtarja dukej të ketë vënë dorën në shpatullën e Waititi.

Më vonë, artistja dhe aktori u larguan me vrap nga vendet e tyre me Ritën duke përshëndetur fansat para se skenaristi ta ndiqte nga një derë anësore. Jashtë, Taika vuri dorën në kurriz të Orës dhe të njëjtit po qëndronin krah për krah me njëri-tjetrin.

Rita mori vëmendje me stilin e veçantë, me një triko të tejdukshme e pantallona të bardhë. Biondja gjithashtu mbante një xhaketë leopard dhe pamjen e kompletoi me një model tërheqës flokësh.

Në anën tjetër, Taika u shfaq elegant në një kostum blu të errët. Sipas The Sun, Rita dhe Taika nuk e kanë fshehur se janë së bashku dhe gjërat mund të bëhen serioze.

“Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbajtën gjërat më private. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin”, tha një burim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: