Reperi i njohur Don Xhoni u arrestua gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Sipas raportimeve, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë i artistit) u arrestua në kryeqytet, sepse pas një kontrolli të detajuar, iu gjet dhe iu sekuestrua një revole dhe gjashtë fishekë.

Arrestimi thuhej të ketë ndodhur në rrugën ‘Tahir Zajmi’ në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar kur edhe është gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë të këtij kalibri.

Ndërkaq, pas lajmit për arrestimin e tij, reperi ka shpërndarë një video në InstaStory duke konfirmuar se është i lirë.

Reperi ka hyrë edhe ‘live’ për t’u treguar fansave të tij se gjithçka është në rregull dhe ka shprehur respekt për Policinë e Kosovës dhe sjelljen e tyre.

@don.xhoni ♬ original sound – DON XHONI

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: