Pas filmimeve nga Land Rover që janë regjistruar në Tethin të Shqipërisë, tani edhe Mercedes Benz ka zgjedhur një terren të Shqipërisë për të reklamuar serinë e re GLE.

Xhirimet janë kryer në pjesën jugore, kryesisht në Luginën e Shushnicës, që sipas përshkrimit në faqen zyrtare të Mercedes Benz, rruga është e gjatë 80 kilometra dhe e gjitha në një terren të thyer. Makina që është reklamuar në trojet tona ka 450 kuaj/fuqi në total, motor benzinë 3.0 litër V6, dhe harxhon 3.3 litër në 100 kilometra.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: