TIRANE– Me largimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako, Policia e Shtetit ka hapur konkursin për të zgjedhur drejtorin e ri. Hapja e procesit për drejtuesin e ri është urdhëruar nga drejtori i komanduar në krye të Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj.

Mësohet se aktualisht ka 5 vende të lira për gradën “Drejtues i parë i policisë”.

Aplikuesit për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duhet të dorëzojnë dokumentet deri më datë 16 janar, dhe më pas do të vendoset edhe data për mbajtjen e konkursit.

Akademia e sigurisë do të zhvillojë procesin e konkurrimit, ndërsa gradat do të jepen në një afat kohor prej 2 javësh.

Ndërkohë, kujtojmë se Ardi Veliu është emri më i përfolur për zëvendësimin e Çakos.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb