Jo vetëm në Lezhë, por edhe në Durrës. Një mjegull e dendur e paparë ndonjëherë nga qytetarët ka pushtuar mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj që sjell pamjet nga situata për “BalkanWeb” thotë se mjegulla ka rënë pas orës policore, pra orës 20:00 të mbrëmjes.

Gazetarja thotë se fatmirësisht pas kësaj ore lëvizjet e mjeteve kanë qenë të rralla, pasi po të kishte qenë më herët, mjegulla do ishte bërë shkak për aksidente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: