Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një i ri vrau me armë zjarri ish-gruan. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit.

Gazetarja Dorjana Bezat deklaroi në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ se Elton Bengaj Metaj pasi doli nga burgu më 28 korrik të këtij viti, pasi gjykata vendosi lirim me kusht, ai u largua ilegalisht drejt Greqisë, një tjetër vepër penale kjo e thyerjes së masës. Ndërkohë, këtë fakt e konfirmoi edhe babai i autorit të vrasjes së Sabrina Bengajt.

“Ta mbajë për veten ajo akuzat. Unë djalin e madh e kam martuar në moshë të madhe, nusja e madhe është 25 vjeçe. Nusen tjetër e solli Sabrina. Ajo e mori nuse në shtëpi. I kam dhënë të dretjën gruas time, por zot shpie jam unë. Partizani mos të akuzojë. Partizani ia ndërroi mbiemrin djalit tim, se nuk e donte mbiemrin Metaj, por e donte Bengaj. Po djali ka qenë në Greqi pasi iku nga burgu.”, tha babai i të riut, Bashkim Metaj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb