SHBA

Prej disa javësh Mozzik dhe ish-partnerja e tij, Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Pas këtij momenti, vajza e tyre, Hana ka qëndruar me nënën e saj. Në postime të shumta në llogarinë në ‘Instagram’, Loredana ka treguar se tashmë është një nënë beqare dhe se çdo sukses i arritur i dedikohet vajzës së saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Artistja në turpin e saj ka bërë edhe një tatuazh me emrin e vogëlushes, ndërsa së fundmi ka qenë Mozzik ai i cili ka zgjedhur të ‘pikturojë’ në krahun e tij portretin e vajzës.

“Faleminderit shoku im për këtë punim madhështor, Hana, vajza ime”, ka shkruar këngëtari krah postimit më të fundit. Në të nuk kanë munguar reagimet e shumta të fansave të cilët e kanë komplimentuar Mozzik për këtë tatuazh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb