Ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare deputeti dhe ish-ministri i SYRIZA, Nektarios Santorinios, i cili prej dy vitesh luftonte me kancerin.

Mediat greke raportojnë se ai ka ndërruar jetë në spital, ku ishte shtruar prej rreth një jave. Ish-ministri grek la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

  • foto galeri

Por kush ishte Nektarios Santorinios?

Ai ishte anëtar i Komitetit Qendror të SYRIZA-s nga viti 2012 deri në vitin 2013 dhe u rizgjodh në Kongresin e 2016-ës.

Ai u zgjodh deputet i Dodekanezit me SYRIZA në zgjedhjet e janarit dhe shtatorit të 2015 dhe 2019. Më 5 nëntor 2016 u emërua zëvendësministër i Transportit dhe Politikës Ishullore në qeverinë e Aleksis Tsipras, detyrë të cilën e mbajti deri më 9 korrik 2019., ndërsa më pas u rizgjodh deputet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb