Ish-kryeministri Sali Berisha, zhvilloi sot një komunikim për mediat lidhur me zgjedhjet e 14 majit, aferën McGonigal duke u ndalur edhe tek kandidatët.

Por nuk kanë munguar edhe pyetje pikante, jashtë sferës politike. Berisha është pyetur lidhur me finalen e Big Brother Vip Kosova, për këngëtarin Arkimed Lushaj i njohur edhe ndryshe si Stresi, se cili është mendimi i tij.

Duke qenë se si në Kosovë nga Stresi ashtu edhe në Big Brother Vip Albania, emri i Berishës është i pëlqyer nga personazhi tjetër, Luiz Ejlli.

Ish-kryeministri u shpreh se kjo është një fushë që nuk i përket atij, por theksoi se si në Kosovë ashtu edhe në Big Brother Vip Albania , të dy personazhet kanë bërë emër me talentin e tij.

Pyetje: Ju jeni aktiv edhe në Tik-Tok ku emri juaj adhurohet nga dy personazhe në dy Reality Show. Sot që është finalja në Kosovë keni një urim për Stresin?

Berisha: E kam thënë se nuk ndërhyj në atë pjesë që nuk është e imja. Natyrisht ata të cilët kanë arritur në këtë shkallë pëlqyeshmërie e kanë arritur falë dhuntive artistike, këngëtar showmen dhe do të jetë publiku që do t’i vlerësoje, por unë i mbetem asaj fjale. Secili diellin e tij si politikan nuk ia lejoj të ndërhyj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb