Barcelona ka hyrë në garë për të marrë mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal. Kiliani është shumë pranë kalimit te Inter dhe vendosi të rikthehet në Serie A, ku deri në vitin 2015 ishte lojtar i Juventus, por e ardhmja e tij mund të marrë një kthesë 180 gradë pasi në skenë kanë hyrë edhe katalanasit.

31-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me Bayern, por klubi ka vendosur t’i plotësojë dëshirën për t’u larguar nga Bavaria.

Shtypi italian “vë” bast se do të jetë blerja e re e Inter, por sot “El Mundo Deportivo” shkruan se pasi “vodhi” Malcom nga duart e Roma, në momentin e fundit të transferimit të brazilianit, drejtuesit e Barcelona po mendojnë edhe një “kurth” ndaj Inter.

Manchester United dhe Chelsea janë interesuar gjithashtu për Vidal, por duket se mesfushori do të zgjedhë mes Inter dhe Barcelona për të vazhduar karrierën në Europë.

Ai shënoi gjashtë gola dhe dha dy asiste në 35 ndeshje që luajti me Bayern në sezonin 2017-18.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: