Pak ditë pas njoftimit se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të marrin pjesë në Eurovizionin e ardhshëm, i cili do të zhvillohet në Liverpool të Anglisë në pranverën e vitit 2023, edhe Bullgaria njoftoi abstenimin.

Organizata, sipas BBC, përmendi koston e bashkimit në listën e konkurrentëve. Rrjetet televizive kombëtare paguajnë një shumë çdo vit për të marrë pjesë në Eurovizion, si tarifë hyrjeje.

Megjithatë, pasi Rusia u përjashtua nga konkursi për shkak të luftës në Ukrainë dhe Britania mori përsipër organizimin e radhës, BBC njoftoi se disa vendeve u ishte kërkuar të paguanin më shumë për të kompensuar “ndryshimin”, pasi kontributi i Rusisë mbuloi një pjesë të madhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: