Një koment i Dj Snake në një fotografi të moderatores së njohur, Marina Vjollca, bëri xhiron në rrjet vetëm pak ditë më parë. Komenti i Dj të famshëm u komentua gjatë dhe u pëlqye edhe nga ndjekësit e Marinës.

Por ai nuk e la me kaq, pasi moderatores bukuroshe i komentoi sërish dhe fansat nisën që të mendonin se ai ishte fiksuar keq pas saj.

Mesa duket Dj Snake i pëlqejnë femrat shqiptare, e këtë e vërteton fakti se i ka komentuar një tjetër moderatore seksi. Është fjala për Lei Kraja.

Moderatorja e sportit ka postuar një video nga emisioni i saj “Sport Time”, ku duket si gjithnjë shumë seksi. Kjo video i ka rënë në sy edhe artistit ndërkombëtar, që i ka dërguar të njëjtin emoji që i dërgoi Marinës.

Nga ana tjetër kujtojmë se pak javë më parë u përfol se ai dhe Dhurata Dora mund të vijnë në një bashkëpunim, por këto zëra nuk janë konfirmuar ende.

 640 0 5fa117d52812a
640 0 5fa117d52812a
 640 0 5fa117d466ef7
640 0 5fa117d466ef7
 640 0 5fa117d49c416
640 0 5fa117d49c416

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb