Kryeministri Zoran Zaev i ka dhuruar kollaren që e mbante gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kryeministrit grek Aleksis Tsipras.

Pasi ministrat e jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias firmosën marrëveshjen, Zaev hoqi kravatën e kuqe dhe ia dhuroi Tsiprasit. Kryeministri grek asnjëherë nuk mban kravatë, ndërsa në Prespë ishte veshur me këmishë dhe kostum, ndërsa dhuratën e Zaevit e futi në xhepin e kostumit. Ky moment kaloi me humor tek të pranishmit.

zaev-so-vratovrska

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb