Një nga dyshet më të komentuara të show-bizit shqiptar, Fero dhe Arbenita, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë dhe shumë shpejt priten të bëhen prindër.

Prive.al pretendon se modelja është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe dyshja do të bëhen prindër të një vajze.

Sipas medias në fjalë gjatë kësaj periudhe Arbenita është duke qëndruar në Kosovë, ku dhe po zhvillon kontrollet rutinë të procesit të shtatzënisë. Edhe pse dyshja ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm, fotot që janë publikuar nga ceremonia e dasmës së tyre, ku Arbenita shfaqet me barkun e rrumbullakosur, nuk lënë shumë vend për koment.

Ndërkohë, fansat me anë të komenteve të shumta, janë duke akuzuar modelen se po gënjen dhe se fotot e fundit ku shfaqet me barkun e sheshuar, janë realizuar më herët dhe jo gjatë kësaj periudhe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb