Pasi zhvilloi një takim me Kolegjin e Kryetarëve, kryeopozitari Lulzim Basha ka mbledhur sot kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ku në fokus të diskutimit është marrëveshja me maxhorancën në lidhje me reformën zgjedhore.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje live nga selia e PD-së pohoi se pas këtij takimi, Basha do të zhvillojë një mbledhje me aleatët e tij opozitarë. Mësohet se takimi është parashikuar që të mbahet në orën 20:30 në selinë e PD-së.

Gazetari Stafa bën me dije për ‘BalkanWeb’ se në këtë takim do të vendoset se cila do të jetë përfaqësia politike e opozitës që do të jetë në Këshillin Politik, të dalë nga marrëveshja për reformën zgjedhore.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Këshilli Politik pritet të mblidhet nesër, për të mandatuar nisjen nga puna për reformën zgjedhore. Kujtojmë se në tryezën e mbajtur dje mes opozitës jashtëparlamentare dhe maxhorancës, në takim ishin dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe nga opozita përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi dhe nga LSI, Petrit Vasili.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: