Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i kryebashikakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili dyshohet se ka kryer veprën e korrupsionit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se aktualisht në zyrën e Tushes janë rreth 30 policë që ushtrojnë kontrollet e tyre, ndërsa punonjësit janë mbyllur nëpër zyrtat e tyre dhe nuk i lënë të dalin jashtë institucionit.

Mësohet se ata po verifikojnë dokumentet, ndërkohë që Tushe po merret në pyetje në zyrë. Po ashtu bëhet e ditur se Tushe ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me vartësit e tij dhe sapo ka përfunduar ky takim, në zyrë i zbarkoi policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb