BRITANI

Ministrja laburiste e hekurudhave në Britani, Rachael Maskell është vetëizoluar për shkak se ka takuar ministren e Shëndetësisë tashmë të prekur nga koronavirusi, Nadine Dorries.
Ajo shkruan se është ‘asimptomatike’ fatmirësisht por që duhet të ndjekë këshillat e shëndetit publik.
Ajo e takoi Nadine Dorries të enjten e kaluar dhe konfirmon se në atë mbledhje ishin vetëm ato të dyja dhe anëtarët e stafit të ministrisë.

”NHS111 ka këshilluar që të izolohem si rezultat i një takimi që kam pasur me Ministrin e Shëndetit Mendor të Qeverisë të enjten e kaluar i cili më pas ka testuar pozitivisht për Coronovirus. Fatmirësisht jam asimptomatik. Është kaq e rëndësishme që të gjithë ne ndjekim të gjitha këshillat e shëndetit publik.” tha Rachael Maskell.

Deri tani në Britaninë e Madhe janë 372 të infektuar me koronavirus nga të cilët 6 të vdekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb