Edhe pse ka pak javë që “Big Brother VIP” ka përfunduar, Beatrix Ramosaj vijon që të jetë në qendër të vëmendjes. Pas mbarimit të reality show-t, këngëtarja i dha fund lidhjes me aktorin e humorit, Donald Veshaj, me të cilin krijuan një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E duket që këtë periudhë, ajo ka vendosur që ta kalojë jashtë Shqipërisë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, Beatrix ka zbuluar se ndodhet në shoqërinë e kushërirës së saj, Anxhelinës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dy vajzat kanë pozuar me njëra-tjetrën të veshura plot stil e duket se po argëtohen në pushimet e dyta pas Dubait. Madje Beatrix e falenderon Anxhelinën që i ka qëndruar pranë këtë periudhë.

“Ti je rreze drite në kohë të vrenjtur Anxhelina”, shkruan Trixa në postimin e saj në “Instagram”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: