Së fundmi gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për futbollistin me origjinë shqiptare të Bolonjës, Blerim Xhemailin. Mesfushori i cili është pjesë e përfaqësueses zvicerane, pas divorcit me bukuroshen shkodrane Erjona Sulejmani sot është përballur me një episod dhune.

3 tifozë të Bolonjës në qendrën stërvitore te klubit ndalën mjetin e Xhemajlit, fillimisht për t’i kërkuar autograf, por pasi fantazisti hapi xhamin, u përball me një tentativë goditjeje. Mësohet se mesfushori arriti të shmangë goditjen dhe të largohet menjëherë, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kohët e fundit Xhemajli ka qenë në qendër jo vetëm të shtypit sportiv, por edhe atij rozë për shkak të divorcit me bashkëshorten e tij shkodrane, Erjona Sulejmani.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb