Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është një nga emrat më të përfolur për momentin. Ylli i popit së fundmi po zhvillon turin e koncerteve nëpër botë “Future Nostalgia”.

Ndalesa e rradhës e Duas për të performuar ka qenë shteti fqinj, Italia. Këngëtarja gjatë qëndrimit të saj në Portofino, është fotografuar disa herë duke shijuar pushimet para shfaqjeve të saj. Por gjatë këtij qëndrimi në Itali, Lipa është parë shumë e afërt me drejtorin e markës “Valentino”, i cili po e shoqëron artisten.

Yigit Turhan dhe Dua Lipa janë fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit pranë pishinës së hotelit ku po qëndron ylli i “Levitating”.

Ju kujtojmë që këto dyshime për një romancë të mundshme vinë pas ndarjes së Duas nga Anwar Hadid në fund të vitit që lamë pas.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu para pak ditësh Dua ndodhej në Milano ku mbajti koncertin e saj të radhës. Mirëpo, fatkeqësisht kryefjala e asaj nate u bë rrëzimi i shqiptares në skenë. Teksa po këndonte e kërcente së bashku me balerinët profesionistë, Dua rrëshkiti në skenë. Megjithatë e kamofloi shumë mirë situatën pasi u ngrit shpejt dhe vazhdoi të këndonte sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Videoja u shpërnda nga të pranishmit në rrjetet sociale dhe u bë virale brenda pak orësh. Dua nuk bëri asnjë reagim deri ditën e djeshme. Ajo ka shpërndarë në Instastory videon e rrëzimit duke shkruar : “Spektakle djersitëse, dysheme të djersitëshme.”

Megjithatë përveç humorit që mund të bëhet me këtë video, duket se ky rrëzim i ka lënë një pasojë serioze Duas e cila është vrarë shumë në gjurin e saj. Artistja ka ndarë një foto ku tregon të nxirën e shkaktuar nga rrëzimi. “Më nxiu gjurin megjithatë”- shkruante ajo teksa më pas ka postuar edhe një foto ku shihet tek i ka vendosur akull.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: