BRITANI E MADHE

Kohëve të fundit është spekuluar për një romancë të re në jetën e Adeles. Pak muaj më parë këngëtarja Adele i dha fund martesës me Simon Konecki, me të cilin pati një lidhje 7 vjeçare.

Sipas “The Sun”, këngëtarja e hitit “Hello” po del me reperin Skepta, dhe në ditëlindjen e këtij të fundit dyshja janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin.

“Adele dhe Skepta kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjerit pasi lidhjet e tyre morën fund. Ata kanë një lidhje të ngushtë dhe shumë të veçantë me njëri-tjetrin. Ata po kalojnë shumë kohë bashkë. Miqtë e tyre shpresojnë dhe parashikojnë se mund të përfundojnë çift së bashku”; ka treguar një burim për “The Sun”.

Skepta në vitin 2018 foli për ‘Magazine ES’ në vitin 2016, duke thënë: “Adele më shkruan gjatë gjithë kohës dhe më mban nën kontroll”. Në të njëjtin vit, krijuesja e hitit “Skyfall” ndau një foto të reperit në faqen e saj në Instagram së bashku me titullin: “Djali nga Tottenham” me disa ’emoji’ të zemrës.

Skepta kishte një lidhje me supermodelen Naomi Campbell në fillim të vitit 2018, por marrëdhënia e tyre përfundoi pasi ajo zbuloi se ai po priste një fëmijë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: