TIRANE
Prej disa ditësh po përflitet se çifti i krijuar në “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj, nuk është më bashkë. Ky lajm ka nisur që të qarkullojë menjëherë pas përfundimit të reality show-t, ku dyshja nuk u panë më bashkë.

Ndërkaq, ndarja u finalizua dhe me heqjen e ‘follow’-s nga të dy ata në “Instagram”. Por ditën e sotme, këngëtarja e njohur ka postuar në “Instastory” një dedikim për të gjithë ndjekësit e për të gjithë fansat që e kanë mbështetur atë gjatë kësaj periudhe, që besojmë se i referohet ndarjes nga Donaldi.

Ajo shkruan se është e bekuar për të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç’mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua. Nuk mendoja kurrë që do të kaloja këtë eksperiencë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë”, shkruan në anglisht Beatrix.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: