SHBA

Miley Cyrus dhe Liam Hemswworth i dhanë fund lidhjes 10-vjeçare pak muaj më parë. Divorci bëri zhurmë të madhe, për mënyrën si u bë publik. Fotot e Miley-t duke u puthur në buzë me mikeshën e saj Kaitlyn Carter bënë xhiron e rrjetit, edhe pse lidhja mes tyre nuk zgjati shumë.

Pas ndarjes nga Miley, Liam gjeti ngushëllim në krahët e aktores Maddison Brown, por romanca nuk zgjati shumë. Sidoqoftë, Liam ka dikë tjetër në jetën e tij. Së fundmi aktori ka prezantuar modelen Gabriella Brooks me prindërit e tij.

Ai është fotografuar me një modele 21-vjeçare, e cila është mjaft e njohur në Australi. Në foto, Liam shfaqet duke i prezantuar prindërve të tij të dashurën e re. Gabriella është modele shumë e suksesshme nga Sidney dhe për 4 vite me radhë ka qenë e lidhur me muzikantin Matthew Healy.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb