TIRANE – Pak ditë më parë Seldi Qalliu pranoi publikisht ndarjen nga Mimoza Shkodrës. Edhe pse në media ka disa muaj që qarkullon lajmi për ndarjen e tyre asnjëri nuk kishte folur se çfarë po ndodhte me çiftin.

Seldi pranoi se është ndarë nga këngëtarja, ku dhe e falenderonte për kohën që kishin kaluar bashkë. Ai ndër të tjera tha se kishte shumë respect për Mimozën dhe familjen e saj.

Mirëpo disa ditë mbas përhapjes së lajmit për ndarje, duket se e kanë bezdisur këngëtarin, i cili ka bërë disa deklarata thumbuese në Instagram.

“Janë disa njerëz specifik në këtë botë që na duan aq shumë saqë i harrojnë ‘hallet’ e veta dhe merren me hallet tona. Faleminderit që ekzistoni se pa ju do ishim shumë të qetë dhe s’do kishim stres’ – shkruan këngëtari.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb