Pas ndarjes së saj me Gerard Pique , Shakira dëshiron të largohet nga Spanja dhe të shkojë në Miami me fëmijët e saj “sepse nuk ka miq në Barcelonë”, thuhet sipas disa burimeve.

Në emisionin e drejtuar nga Lorena Vázquez dhe nga influencuesja Alejandra Castelló, u zbulua se futbollisti katalanas nuk dëshiron që fëmijët e tij Milan dhe Sasha të ikin për të jetuar kaq larg dhe ka dërguar një kërkesë, nëpërmjet avokatëve të tij, për ta parandaluar këtë gjë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përveç kësaj, ata komentuan se disa ditë më parë, Shakira u shpërqendrua për pak nga problemet e saj duke shkuar së bashku me fëmijët për të bërë sërf në plazhin Santander të Spanjës, por pa u ndalur së foluri me avokatët e saj për të “arritur një marrëveshje për një borxh që ajo ka me organet tatimore”.

Sipas informacioneve të publikuara nga La Vanguardia, të dy Shakira dhe Pique e vendosën besimin e tyre në duart e dy firmave ligjore, të gjitha, për të gjetur një zgjidhje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Shakira do të kishte propozuar që përveç transferimit të të dy fëmijëve në Miami, Pique mund të kishte të drejtën t’i vizitonte sa më shpesh ata.

Megjithatë, ai nuk e pranon këtë kusht. Arsyeja do të ishte ambienti i ri me të cilin do të përballeshin fëmijët e tij. Pique preferon që ata të vazhdojnë të qëndrojnë në Barcelonë, vendi ku kanë lindur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: