Kim Kardashian nuk arriti të paguante orët shtesë, të mbulonte shpenzimet dhe të siguronte pushime të mandatuara me ligj për punonjësit që pastronin dhe mirëmbanin shtëpinë e saj në Kaliforni.

Kështu pretendojnë shtatë personat që kanë ngritur padi ndaj yllit të “Keeping Up With the Kardashians”, raporton “Daily Mail”.

Andrew Ramirez, vëllai i tij, Christopher Ramirez dhe djali, Andrew Ramirez Jr, së bashku me Aron Cabrea, Rene Ernesto Flores, Jesse Fernandez dhe Robert Araiza e paditën Kim për paga të papaguara dhe për kohën shtesë në punë.

Ndërkohë, një burim i afërt me Kim tha për padinë:

“Nuk ka një histori të tillë që ajo nuk paguan në kohë. Kurrë nuk ka dhe kurrë nuk do të ketë. Ajo krenohet shumë duke paguar njerëzit në kohë për punën e tyre, kështu që kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me të dhe këta punëtorë po padisin personin e gabuar.”

Kim Kardashian po përflitet prej muajsh për një lidhje dashurie me mikun e saj të ngushtë, Van Jones.

Nëna e katër fëmijëve ka punuar si praktikante në organizatën jofitimprurëse të drejtësisë penale të Van Jones, “Dream Corps JUSTICE”, ndërsa po studion për diplomën e saj të drejtësisë.

Mes gjithë fjalëve që thuhen lart e poshtë për ta, Van Jones ka folur për herë të parë për Kim teksa ka dhënë një intervistë për “The Ellen DeGeneres Show”. Ai i ka hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit, pasi ka folur me superlativa për të.

Dyshja nisën miqësinë e tyre në vitin 2018-të, kur folën në samitin për reformën në drejtësinë penale dhe të dy kanë punuar shumë pranë njëri-tjetrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb