Ashtu siç ishte parashikuar, ditën e sotme pedagogët janë hedhur sërish në protestë kombëtare para Universitetit Politeknik të Tiranës.

Pasi u tërhoqën përkohësisht nga bojkoti i mësimit, pedagogët deklaruan se do të protestonin periodikisht për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, ku njëra prej tyre është rritja e pagave.

Lajmi për protestë e sotme u paralajmërua dhe në rrjetet sociale.

“Po nisim përsëri aksionin tonë qoftë pedagogjik, qoftë qytetar. Ne vazhdojmë të jemi për kërkesat tona, por jemi në një konfuzion më të madh sa i përket platformës së re të arsimit dhe një rishikim tërësor, por edhe për një projekt më të madh madhor për arsimin”, tha një prej pedagogëve.

DEKLARATE E SINDIKATES DHE PROFESORATIT TR UNIVERSITETEVE

1- Te rritet buxheti per Arsimin e Larte ne masen 1% te PPB nga e cila 0.3% PPB te destinohet per kerkimin shkencor.

2-Te vleresohet  puna e pedagogeve shqiptare me nje vleresim financiar jo me te vogel se koleget e tyre ne Kosove.

3-Pagesat e tarifave te shkollimit te studenteve shqiptare te jene  jo me shume se tarifat e studenteve ne Kosove.

4- Stafi ndihmes-akademik dhe administrata e universitetit, ashtu si dhe pedagoget, te perfshihen ne rritjen e rrogave nga te ardhurat dytesore, si kontribues ne krijimin e ketyre te ardhurave.

5- Ne faqet WEB te universiteteve, te behet transparenca e plote, deri ne nivel departamenti, per te ardhurat dhe shpenzimet ne universitete.

6-Te mbrohet me cdo kusht Autonomia Universitare si arritje madhore dhe te luftohet tendenca  e instalimit te Autokracise ne Universitete.

7-Te forcohet pjesemarrja ne vendim-marrje e stafit akademik, nepermjet krijimit te Keshillave Shkencore te Fakulteteve, pasi aktualisht ne universitetet publike nuk ekzistojne organizma te tilla kolegjiale vendim-marrese, nderkohe qe roli i asambleve akademike eshte i zbehur dhe gati inekzistent.

8- Ftojme Autoritetet drejtuese dhe antaret e senateve akademike te largohen nga pozicioni i vezhguesit, sepse jane te zgjedhur nga stafet akademike, dhe te solidarizohen me pedagoget e studentet per realizimin e plote dhe sa me te shpejte t e ketyre kerkesave pa demtuar procesin mesimor.

9-Ftojme studentet ti bashkohen Levizjes se pedagogeve per Reformimin e Universiteteve, duke mbeshtetur dhe kerkesat e tyre, si nje kauze e perbashket ne te mire te Arsimit Kombetar.

10-Nga ana e profesoratit dhe stafit akdemik do te funksionoje Forumi Akademik per Reformimin Universitar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: