Ndonëse prej 7 ditësh të moshuarit prisnin në radhë për të bërë dozën e dytë të vaksinës anti-covid, e cila mungonte, një panoramë krejt tjetër na vjen nga Sheshi Skënderbej.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj raportoi se me mbërritjen e 60,000 dozave të vaksinës së Sinovac në vendin tonë, të gjitha pikat janë furnizuar dhe se procesi i vaksinimit ka nisur.

Por, ndryshe nga herët e tjera, sot ka vaksina, por nuk ka të moshuar që presin në radhë. Sipas Skëndajt, kjo siç duket edhe nga mungesa e informacionit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb