TIRANE

Artistja shqiptare tashmë me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, prej kohësh i ka munguar skenës me projekte të reja muzikore. Ajo shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa së fundmi i ka azhurnuar për më të rejat në karrierë.

Biondja bukuroshe ka shpërndarë disa fotografi nga një studio muzikore, me anë të të cilave njofton për këngët e radhës.

“Djalli punon shumë, por Era Istefi punon edhe më shumë”, ka shkruar ajo. Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet, meqenëse ka munguar për një periudhë të gjatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: