Agjencia amerikane e Barnave (FDA) i dha dje autorizimin e plotë ilaçit antiviral Remdesivir për pacientët e shtruar me COVID-19, duke konfirmuar autorizimin me kusht të dhënë në maj, njoftoi prodhuesi i tij “Gilead”.

“Morëm autorizimin për ilaçin, nën markën ‘Veklury'”, tha kompania, duke theksuar se ai është i vetmi trajtim specifik kundër COVID-19, i autorizuar pas një procedure verifikimi nga më rigorozet.

Autorizimi urgjent është i përkohshëm, i dhënë në bazë të të dhënave më pak të plota sesa ato për një autorizim të plotë dhe mund të revokohet në fund të gjendjes së urgjencës shëndetësore.

Trajtime të tjera kanë marrë autorizime për përdorim urgjent kundër koronavirusit të ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb