TIRANE
Moderatorja e njohur Aulona Musta, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ka folur për ndërhyrjet estetike. Pak ditë më parë ajo bëri një ndërhyrje në hundë e tashmë ndihet më mirë me vete, mirëpo Aulona ka zbuluar se gjithmonë ka dashur të bëjë dhe gjoksin.

“Dy gjëra që unë gjithmonë kam menduar që t’i bëja. E para ka qenë hunda dhe i dyti ka qenë gjoksi. Ndoshta do e bëj nëse bëj ndonjë fëmijë të dytë, jo për ta bërë të madh se do dukesha shumë e ekzagjeruar, thjesht mbase ndonjë rregullim, se kur i jep fëmijës qumësht deri në 1 vjeç e pak… ke nevojë për ca ngritje”, ka treguar Aulona.

Komentet ndaj moderatores pas operacionit në hundë kanë qenë të shumta, por ajo që binte në sy ishin komentet e shumta ku fansat theksonin se Aulona gjithmonë prezantohej si “pa komplekse”, por tashmë edhe ajo bëri një ndërhyrje në fytyrë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb