Qytetarët e Antalyas kishin rastin të shijonin kohën e bukur duke bërë plazh pas përfundimit të orës policore të vendosur gjatë festave të Vitit të Ri në mbarë Turqinë.
Disa fotografi të shkrepura me dron shfaqin njerëzit që shijojnë plazhin dhe detin në kohën me diell.

Kohën për plazh e shfrytëzuan edhe qytetarët e qarkut Marmara, të provincës Mugla, të cilët filluan të frekuentojnë plazhet pas përfundimit të orës policore.

Kujtojmë se Turqia hyri në orë policore në mbarë vendin duke përfshirë festën tradicionale të Vitit të Ri që nga e enjtja në mbrëmje deri dje, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: